Këtë veprim mos e bëni kurrë teksa jeni duke u stërvitur

Teknologjia është e përditshme dhe kudo në jetën tonë, por ndonjëherë duhet marrë një masë.

Dhe kjo është padyshim koha e stërvitjes. Pra, ajo që nuk duhet të bëjmë gjatë ushtrimeve, qoftë edhe nga zakoni, është të merremi me celularin, si për shembull të shkruajmë mesazhe apo të kërkojmë këngë.

Ka disa arsye pse nuk duhet ta përdorni celularin gjatë stërvitjes. Së pari, telefonat celularë na shpërqendrojnë nga stërvitja: Kur angazhohemi me celularët gjatë stërvitjes, shpesh e humbim vëmendjen nga ushtrimet që po bëjmë. Kjo mund të çojë në ekzekutim të gabuar të ushtrimeve, rritje të rrezikut të lëndimit apo edhe ulje të performancës sonë në palestër.

Duke mbajtur celularin gjatë stërvitjes, ne rrisim rrezikun e lëndimit të vetes ose të dikujt tjetër rreth nesh. Së fundi, zvogëlon ndjenjën e mirëqenies. Përdorimi i celularit mund të na shpërqendrojë nga ndjenja e mirëqenies që ofron ushtrimi. Gjatë stërvitjes, trupi lëshon hormone, të tilla si endorfina, që na bëjnë të ndihemi më mirë dhe mund të zvogëlojnë ankthin dhe depresionin. Nëse luajmë me celularët gjatë stërvitjes, mund ta humbasim atë ndjenjë.


Shtuar 2.05.2023 17:37