“Këta shpifësat e PD-së përhapën panik”, Gjici thirrje kuksianëve: Pijeni ujin, i janë bërë të gjitha analizat

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka dalë ditën e sotme në konferencë për mediat duke i dhënë një përgjigje situatës së helmimit të dhjetëra qytetarëve nga uji i pijshëm.

Gjici theksoi se analizat e ujit të pijshëm nga ISHP tregojnë se ai është plotësisht i pastër dhe kjo është thjeshtë një virozë.

Ai shtoi se kanë qenë persona të PD-së që kanë përhapur panik te kuksianët.

“Ka ardhur përgjigjia e analizave, me firmë me vulë, shikojini zero, zero. I keni te Instituti publik, ju bëj thirrje qytetarëve ta pinë ujtin, e them me përgjegjësi të plotë. Nuk mund të flasësh, është çështje e prekshme për ne, nga sot kemi të gjitha analizat një për një.

Merrni dhe bëjini kopje. Një rast i izoluar në lagjen Muja në Shtiqen, por ky rast s’ka lidhje me tubin kryesor, por me shtëpinë.

Fjala helmim do të thotë se mijëra qytetarë të ishin në spital, të gjithë ata shpifësat e që hapën panik, kjo lloj viroze mund të vinte, këta ta interpretojnë si të duan.

Krahu i PD-së ka perhap panik, kishim disa qytetarë te spitali dhe shkova u interesova. ISHP ka punën e tij, laboratori i AKU-së ka punën e tij, këto qytetarë kanë virozë, kemi pas raste dhe në dimër. Shumë qytetarë kanë ikur kanë bërë serum e s’ka pas problem, ka të tjerë që kanë pirë ujë të blerë.

Ne nuk dilnim dot në deklaratë pa dalë analizat, është shumë e thjeshtë të thuash që uji është helmuar dhe se duan ta fshehin, u bëj thirrje kuksianëve të pinë ujtin se janë kryer analiza të thella”-tha Gjici.