Historia e vrasjeve si pasojë e gjakmarrjes mes fiseve Gjini dhe Kaza numëron disa viktima, ku më e fundit u shënua mëngjesin e sotëm, me vrasjen në oborrin e shtëpisë së 57-vjeçarit Pjetër Kaza.
Pjetër Kaza
Një vit më parë, më 6 maj 2024, vëllai i tij, Agustin Kaza 44-vjeç, u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek në Bruksel.
Drejt viktimës u qëllua me breshëri plumbash dhe ai ndërroi jetë një javë pas shtrimit në spital, duke mos i mbijetuar plagëve.
Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin.
Agustin Kaza
Augustin Kaza, ishte ulur në një kafene, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë, raporton De Standaard. Madje u publikuan edhe pamje nga atentati.
Familja Kaza, janë me origjinë nga Oroshi i Mirditës. 44-vjeçari është edhe vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve Gjini, në 3 korrik të 1997 në Mirditë.
Martin Kaza, është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain shef krimesh në vitin 1994.
Martin Kaza
Martin Kaza, u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017 dhe po vuan ende dënimin në qeli.