Këta janë policët që u rrëmbyen nga njësia serbe “Kobra” (EMRAT-FOTO)

Ditën e sotme një incident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Leposaviccit, ku forcat speciale serbe të njësisë “Kobra” kanë rrëmbyer tre efektivë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke patrulluar.

Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Shemi janë policët të cilët dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe, ndërsa kanë qenë duke patrulluar në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Në reagimin zyrtar të policisë së Kosovës theksohet se 3 efektivët janë rrëmbyer nga forcat serbe ndërsa kanë qenë në detyrë, duke patrulluar për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

 


Shtuar 14.06.2023 17:00