Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku edhe janë bërë me dije edhe disa nga vendimet e miratuara. Njw prej tyre wshtw miratimi i planit kombëtar për integrimin Europian 2022-2024.
Në bazë të këtij vendimi, Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet të bashkërendojë dhe monitorojë zbatimin e PIKE-së 2022-2024.
MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EVROPIAN 2022–2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2022–2024 (PKIE 2022–2024), sipas tekstit dhe anekseve që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ngarkohet të bashkërendojë dhe të monitorojë zbatimin e PKIE-së 2022–2024 me institucionet përgjegjëse për kryesimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian (GNPIE), për çdo kapitull.
Institucionet përgjegjëse për kryesimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian raportojnë çdo javë pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ecurinë e zbatimit të PKIE-së 2022–2024.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ngarkohet të raportojë, çdo 3 (tre) muaj, në Këshillin e Ministrave dhe te Kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për ecurinë e zbatimit të PKIE-së 2022–2024.
Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të monitorojë përfshirjen, nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, në programin buxhetor afatmesëm, të nevojave financiare për zbatimin e përparësive afatshkurtra dhe afatmesme të parashikuara në PKIE 2022–2024.
Legjislacioni i BE-së, për masat afatmesme të planifikuara në PKIE 2022–2024, t’i nënshtrohet procedurës së përkthimit dhe miratimit të materialeve të përkthyera, sipas parashikimeve të akteve nënligjore përkatëse.
Vendimi nr.90, datë 17.2.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, 2021–2023”, shfuqizohet.
Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore në varësi të Këshillit të Ministrave, në përbërje të grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian, për të cilat në PKIE-në 2022–2024 janë përcaktuar detyra të veçanta, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA./albeu.com