keshilli europian Archives - Albeu.com

Këshilli Evropian: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve
Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mirëpritën marrëveshjen e arritur në bisedimet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër

Të dyja palët u pajtuan të shtunën të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe planin e zbatimit të saj, të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si pjesë integrale e rrugës së tyre evropiane, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me shpejtësi dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në tekstin e përfundimeve të Këshillit Evropian.

Plani evropian për të cilin palët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel ndërsa me 18 mars në Ohër për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Mosnënshkrimi i dokumentit në takimin e Ohrit nxiti mëdyshje nëse marrëveshja mund të trajtohet si ligjërisht e detyrueshme.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thonë se pavarësisht që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga palët, ajo është detyrim ligjor që përfshinë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të arritura në bisedimet ndërmjet palëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “nuk ka bisedime për anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe nuk ka njohje. Çdo gjë tjetër që nënkupton normalizim të vërtetë të marrëdhënieve, pa tensione e pa konflikte, Serbia do ta zbatojë”.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, i cili raportoi në Këshillin Evropian, tha se çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje marrëveshjen, është e kotë.

“Marrëveshja është arritur dhe duhet të zbatohet. Nuk ka vend për zgjedhje, duhet të zbatohet në tërësi nga të gjitha palët dhe ne do të vëzhgojmë me kujdes se kush e zbaton dhe kush nuk e zbaton. Dhe do t’i këshilloja (Kosovën dhe Serbinë) që të mos e drejtojnë gishtin ndaj askujt por të kryejnë punën e tyre”, tha zoti Borrell.

Serbia e mbështetur nga Rusia, vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore.

Kosova shpalli shtetësinë e saj nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

Të premten Kosova shënon përvjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe. Fushata që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u ndoqën nga Kosova, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur.

Institucionet e Kosovës 24 marsin e vlerësojnë si një ditë me rëndësi vendimtare për historinë e vendit, ndërsa zyrtarët e Beogradit e cilësojnë Serbinë si “viktimë të agresionit të NATO-s”.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ngushëlloi familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve të 90-ta, përfshirë edhe ata që pësuan si rrjedhojë e fushatës ajrore të NATO-s.

“Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për problemet në dukje të pazgjidhshme. Gjatë karrierës sime, kam mësuar se ndonjëherë diplomacia dështon. Kur ndodh, rezultatet mund të jenë tragjike. E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë”, shkroi ai duke, theksuar se “përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneritetit me Serbinë është i palëkundur, siç është edhe angazhimi ynë ndaj diplomacisë”.

Afro katër mijë forca paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja kujdesen aktualisht për sigurinë në Kosovë, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të siguruar një zgjidhje afatgjatë të mosmarrëveshjeve të saj me Serbinë./voa

The post Këshilli Evropian: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve appeared first on Albeu.com.

Samiti i BE në Tiranë/ Këshilli Europian zbardh temat e diskutimit dhe agjendën zyrtare
Në prag të nisjes së punimeve të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, Këshilli i Europës ka zbardhur temat e diskutimit dhe agjendën e takimit nesër në Tiranë.

Katër do të jenë temat ku do të fokusohet ky samit, kryesuar nga pasojat e agresionit të luftës në Ukrainë, ku liderët do të diskutojnë sesi të trajtohen pasojat negative në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.

Tema e dytë e diskutimit të liderëve do të jetë përforcimi i marrëdhënieve politike mes vendeve, ku fokusi do të jetë te të rinjtë.

Në këtë pikë do të vlerësohet edhe  integrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së, modernizimin e sistemeve të pagesave në përputhje me standardet e BE-së si dhe nisma për të lehtësuar logjistikën ndërkufitare dhe rrjedhën e vazhdueshme të mallrave

Së treti, në fokus do të jetë siguria kibernetike dhe manipulimi informacionit.

E fundit, por jo nga rëndësia, do të diskutohet menaxhimi i emigracionit, ku udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamjet për trajtimin e përbashkët të problemit që është gjithnjë e më shumë në rrije. Kjo pikë përfshin harmonizimin e politikës së vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit.

Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi për kundër-terrorizmin dhe parandalimin e radikalizimit.

Këshilli i Europës ka zbardhur edhe agjendën e samitit, që do e kthejë Tiranën për pak orë në kryeqytetin Europian.

10:15- Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare

11:00- Shkëmbim pikëpamjesh

11:45 -Foto ‘familjare’

12:15- Seancë plenare

14:30 -Konferencë për shtyp

Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni në tetor 2021. Ai u organizua nga Presidenca Sllovene e Këshillit./tch

The post Samiti i BE në Tiranë/ Këshilli Europian zbardh temat e diskutimit dhe agjendën zyrtare appeared first on Albeu.com.

Këshilli Europian miraton shumën: 9 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës
Këshilli Europian pritet të miratojë 9 miliardë euro për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, shkruan The Guardian.

“Këshilli do të “vazhdojë të ndihmojë Ukrainën së bashku me G7”, tha presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

“Më vjen mirë që sonte liderët ranë dakord në parim për paketën e gjashtë të sanksioneve. Ky është një hap i rëndësishëm përpara.

Ne ramë gjithashtu dakord të punojmë për një mekanizëm për t’i ofruar Ukrainës një paketë të re, të jashtëzakonshme ndihme makro-financiare deri në 9 miliardë euro”, shkroi në Tëitter Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen./albeu.com/

The post Këshilli Europian miraton shumën: 9 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Aplikimi i Kosovës për Këshillin e Evropës “sirtar” deri në majin e vitit 2023
Kosova duhet të presë që aplikacioni për anëtarësim në Këshillin e Evropës të shqyrtohet tek në majin e vitit të ardhshëm. Seanca e sotme e Komitetit të Ministrave që u mbajt në Torino të Italisë nuk e pati në agjendë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Ndërkaq, seanca e 133-të e Komitetit të Ministrave do të mbahet në kryeqytetin e Islandës në Rejkjavik në maj të vitit 2023 raporton Gazeta Express.

Deputeti gjerman Knut Abraham, ka shprehur fuqishëm përkrahjen që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.

Abraham para disa ditësh në një intervistë për Express ka thënë se pas dorëzimit të aplikacionit nga ana e Kosovës, Gjermania dhe Italia t’i japin përkrahje Kosovës për tu bërë pjesë e e KE-së.

“Kosova është e vetmja demokraci evropiane që ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar për anëtarësim të enjten e kaluar, ishte absolutisht i drejtë Tani është e rëndësishme që procesi të mund të ecë përpara dhe që shtetet anëtare si Gjermania dhe Italia të mbështesin në mënyrë proaktive aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, ka thënë deputeti gjerman për Gazetën Express.

Italia ka udhëhequr me Komitetin e Ministrave të KE-së dhe sot ka dorëzuar udhëheqjen e këtij trupi punues te Irlanda.

Megjithatë në seancën e sotme në Torino s’është shqyrtuar aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Para se të niste mbledhja e Komitetit të Ministrave, diplomati serb Nemanja Staroviç, nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë shtet i KE-së të propozojë futjen në rend dite të shqyrtimit të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim.

Shefi i tij, ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq që ishte pjesë e mbledhjes së Komitetit të Ministrave ka lobuar kundër futjes së Kosovës në agjendën e Komitetit.

Ai është takuar me ministren e Jashtme të Islandës Thordis Kolburn, të cilës thotë se ia ka bërë të ditur qëndrimin e Serbisë për çështjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës

“Ministri Selakoviç pati një takim me ministren e jashtme të Islandës. Ai e informoi kolegen për pozicionin e Serbisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Më 12 maj, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës me seli në Strasburg.

Të njëjtën ditë nga Këshilli i Evropës konfirmuan për Gazetën Express se kanë pranuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim dhe i njëjti është transmetuar te Komiteti i Ministrave.

“Ne mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është pranuar dhe po i transmetohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës”, ka thënë zëdhënësi i KE-së Dusan Vojnovic.

Aplikacionin e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës./GazetaExpress

The post Aplikimi i Kosovës për Këshillin e Evropës “sirtar” deri në majin e vitit 2023 appeared first on Albeu.com.

Aplikimi i Kosovës në Këshillin Evropian, Basha: Progresi është domethënës
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend ai mbështeti aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropian.

Ai u shprehur se shteti fqinj ka bërë progres domethënës.

“14 vite pas shpalljes ë Kosovës të pavarur rajoni ynë ka përjetuar çlirim nga makthet e destabilizimit e luftës. Investimi në Kosovën e pavarur, në Kosovën krah për krah me bijtë e bijat uniformë të vendeve anëtare të NATO-s, investimi më i suksesshëm global e në vecanti i demokracive perëndimore. Sot kemi rastin të përshëndesim njëzëri një moment kyç të zhvillimeve për Ballkanin e kombin shqiptar, aplikimin e Kosovës per anetaresi si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës. Personalisht ndiej kënaqësi të dyfishtë teksa shoh një hap të menduar e planifikuar për vite me radhë në bashkëpunim mes qeverive të Tiranës e Prishtinës tani të jetësohet me mbështetje totale e të rakorduar të anëtarëve të KiE. Si përfundim dua të uroj qytetarët e Kosovës dhe forcat politike në Kosovë, ju siguroj për mbështetjen time personale, dhe t’i përgëzoj dhe t’i kërkoj një bashkëpunim të frytshëm që nis sot me aplikimin në Këshillin e Evropës, përkundër skepticizmit të ecim përpara për një Kosovë anëtare të Këshillit të Evropës.” tha Basha./albeu.com

The post Aplikimi i Kosovës në Këshillin Evropian, Basha: Progresi është domethënës appeared first on Albeu.com.

Vuçiç në Bruksel: Do të përgjigjemi seriozisht nëse Kosova aplikon në KE
Ambiciet e mundshme të Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Europës kanë shqetësuar seriozisht presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Më një intervistë ai ka thënë se një aplikim i Kosovës do të ishte “shkelje” e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit. Vuçiç po ashtu ka shtuar se do të ketë “përgjigje serioze” nëse Kosova aplikon.

“Është një pyetje e vështirë për ne. Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin, për të destabilizuar Serbinë. Sonte do të flas për këtë më në detaje.

Nëse e bëjnë, atëherë është e qartë se për ta nuk ka marrëveshje as të Brukselit e as të Uashingtonit. Do të jetë interesante të shohim se kush do t’i mbështesë për një gjë të tillë. Në do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë”, tha Vuçiç

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se tanimë Kosova ka 2/3 e votave të nevojshme për anëtarësim në këtë institucion./albeu.com

The post Vuçiç në Bruksel: Do të përgjigjemi seriozisht nëse Kosova aplikon në KE appeared first on Albeu.com.

Këshilli Europian: Kina nuk mund të mbyllë njërin sy përballë asaj që po bën Rusia në Ukrainë
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se Kina “nuk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljeve të ligjit ndërkombëtar nga Rusia” pas samitit virtual me presidentin kinez Xi Jinping të premten.

BE dhe Kina ranë dakord se “kjo luftë po kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore”, tha Michel.

Bashkimi Evropian do të mirëpriste hapat pozitivë nga Kina për të ndihmuar në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, u tha gjithashtu gazetarëve të premten në Bruksel presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

“Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj çdo përpjekjeje për të ndihmuar Rusinë financiarisht ose ushtarakisht” dhe për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, tha Michel, ndërsa shtoi se çdo lëvizje ndaj Kinës për të ndihmuar në përfundimin e luftës do të mirëpritet.

“Ne patëm mundësinë të shpjegojmë pozicionin e BE-së, t’i bëjmë thirrje Kinës të veprojë, të angazhohet për të marrë pjesë aktive në të gjitha përpjekjet që po bëhen për të rivendosur paqen dhe stabilitetin,” shtoi ai.

Michel i bëri komentet pas një samiti virtual me zyrtarët kinezë të mbajtur së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen./albeu.com

The post Këshilli Europian: Kina nuk mund të mbyllë njërin sy përballë asaj që po bën Rusia në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

“Bota e lirë kundër pushtimit të Ukrainës”, Biden takohet sot me presidentin polak
Presidenti amerikan Joe Biden pritet të takohet sot me presidentin polak.

Biden zhvilloi gjatë tre ditëve të fundit takime në Europë me aleatët e G7, Këshillin Europian dhe NATO-n, presidenti amerikan Joe Biden , do t’i drejtohet ditën e sotme qytetarëve në Poloni me një fjalim lidhur me luftën në Ukrainë si edhe krizën e refugjatëve.

Polonia është vendi që ka pranuar më shumë refugjatë të larguar për shkak të pushtimit rus.

Fjalimi i tij pritet të fokusohet tek “bota e lirë” që kundërshton pushtimin rus të Ukrainës dhe sigurisht tek uniteti i krijuar  midis ekonomive kryesore për shkak të domosdoshmërisë për të ndaluar Vladimir Putinin.

Gjithashtu Biden do të takohet edhe me presidentin polak, Andrzej Duda.

The post “Bota e lirë kundër pushtimit të Ukrainës”, Biden takohet sot me presidentin polak appeared first on Albeu.com.

Deputeti gjerman: Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës pas përjashtimit të Rusisë
Anëtari i Bundestagut, Knut Abraham, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës do të ishte një hap në drejtimin e duhur.

Madje, ai i ka bërë thirrje edhe qeverisë gjermane që të angazhohet në këtë çështje në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës.

Në një deklaratë të lëshuar për media, Abraham ka thënë se pas përjashtimit të Rusisë nga ky këshill, është koha e duhur që Kosova të bëhet anëtare.

“Tani ne duhet të dërgojmë gjithashtu sinjalin e duhur që angazhohemi për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë. Prandaj bëj thirrje që Kosova të përdoret, e cila është një demokraci e re, ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe respekton jurisprudencën e GJEDNJ”.

Abraham tha se duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, lufta në Ballkan s’duhet imagjinuar dhe se për këtë duhet dërguar edhe sinjale të qarta se “ne nuk tolerojmë ndryshimin e kufijve përmes dhunës dhe se mbrojtja e minoriteteve dhe të drejtave të njeriut duhet të forcohet”.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hapi i duhur”. /Express

The post Deputeti gjerman: Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës pas përjashtimit të Rusisë appeared first on Albeu.com.