Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka zgjedhur Elis Halilin, për të mbajtur detyrën e kryebashkiakut të Vlorës, deri në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.
Seanca e këshillit bashkiak u shoqërua me debate të ashpra, ndërsa përveç Halilit u përfolën edhe emrat e dy nënkreytareve të tjera, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.
Ermal Dredha dha dorëheqjen disa ditë më parë nga drejtimi i bashkisë, detyrë të cilën e mbante prej vitit 2023 kur zëvendësoi Dritan Lelin.