Kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër/ KAS rrëzon kërkesën ankimore të PD-së

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit.

Koalicioni PD-ASHM kishte kërkuar përsëritjen e procesit zgjedhor në tre qarqe, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, duke pretenduar shkelje dhe parregullsi gjatë votimeve.

Por Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që kërkesa nuk kishte bazë për të ndryshuar rezultatin dhe rrëzoi kërkesën për rikthim në votime në këto zona.


Shtuar 5.06.2025 16:17

Tags: ,