Gjykata e Lartë, ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit, për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tyre.
Çifti Malltezi, kishin kërkuar gjithashtu kthimin e të ardhurave nga qiratë e administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara gjatë periudhës së sekuestrimit, por edhe kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata.
Të lidhura
None found
Vendimi i Gjykatës së Lartë, lë në fuqi masën e sekuestros mbi pasuritë në fjalë, duke mbyllur për momentin përpjekjen ligjore të çiftit për çlirimin e tyre dhe rikthimin e përfitimeve financiare.
