Më 24 shkurt, gjyqtarja Nertina Kosova, do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurisë.
Apeli i Posaçëm, do të vlerësojë nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore që Veliaj të lirohet nga qelia.
Kërkesa e tij vjen pas vendimit për kalimin e çështjes për gjykim. Sipas mbrojtjes, në këtë fazë procedurale nuk ekziston më rreziku i prishjes apo manipulimit të provave, ç`ka përbën një nga argumentet kryesore për lehtësimin e masës së sigurisë.
Vendimi i Apelit, pritet të përcaktojë nëse kryebashkiaku do të vijojë të qëndrojë në masën aktuale apo do të përfitojë ndryshim të saj.
