Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar me një kerkesë Kuvendit, për mbledhjen e Këshillit të Mandatit në lidhje me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
Grupi i PD kërkon që ministres t’i ndërpritet mandati për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik.
PD kërkon që Këshilli të mblidhet të mërkurën, në datën 14 shtator në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të grupit paarlamentar të PD për ndjekjen e procedurave parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Xhaçka.