Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e Kastriot Ismailajn, për shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg për çështjen CEZ-DIA.
Gjykata Penale e Tiranës, ka dënoi më 25 Tetor 2017 me 11 vite burg ish-administratorin i kompanisë DIA, për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në mbledhjen e borxheve të prapambetura të rrjetit të shpërndarjes CEZ.
Ai u akuzua nga Prokuroria se ishte paguar nga kompania CEZ, plot 6.5 mln dollarë, për një shërbim të cilin nuk e kishte kryer.
Prokuroria kërkoi në atë kohë dënimin e Kastriot Ismailajt me 15 vite burg për skandalin e CEZ-DIA, por gjykata e zbriti dënimin me 4 vite.
Gjithashtu, ish-administratorit të kompanisë DIA, me vendim të Gjykatës së Tiranës, iu konfiskuan edhe 4 milionë dollarë.
Sipas hetimeve, DIA s’ka kryer asnjë punë për mbledhjen e parave, por borxhet ishin mbledhur nga vetë administrata e CEZ.
Ndërsa nga ana tjetër, paratë e parashikuara në kontratë, i ishin kaluar DIA-s nga kompania CEZ për një punë të pakryer.
Provë kanë qenë komunikimet me email të Kastriot Ismailajt me drejtorin e Haysek. Paratë e marra nga DIA te CEZ-i, të cilat janë shpërndarë nëpër llogaritë e 15 kompanive të tjera.