Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Llallës, për pezullim të vendimit. Trupa e përberë nga anëtaret Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simonit, vendosi mospranim të kërkesës.
Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani.
Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik./albeu.com