Kërkoi përjashtimin e gjyqtares/ Plarent Ndrecës i rrëzohet kërkesa në GJKKO, vijon përballja me akuzat për tendera

Këtë të enjte, ish-deputeti socialist Plarent Ndreca, është paraqitur në GJKKO për procesin ku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, apo ankande publike në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme

Ndrecës i rrëzohet kërkesa për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Flojera Davidhi, si e pabazuar në ligj.

Ish-deputeti po gjykohet me procedurë të zakonshme, ndryshe nga të pandehurit e tjerë që zgjodhën gjykimin e shkurtuar

Ndreca nëpërmjet avokatit të tij Ermal Yzeiraj, kërkoi shpalljen e moskompetencës për shqyrtimin e kësaj çështjeje nga GJKKO.

Treshja gjykuese e ish-deputetit e përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi, prokurore e SPAK Dorina Bejko.


Shtuar 26.02.2026 10:38