Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendimin për Jamarbër Malltezin

Gjykata e Lartë, ka vendosur të mos pranojë rekursin e Jamarbër Malltezit, i cili është marrë i pandehur për dosjen Partizani.

Dhëndri i Sali Berishës, kërkoi revokim e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, por nuk iu aprovua nga togat e zeza.

Jamarbër Malltezi, ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimi të ish kompleksit “Partizani”.

Të pandehur për korrupsion janë marrë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe tre persona të tjerë.

Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Ndaj kreut të PD-së, është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Jamarbër Malltezi, akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.