Me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka lajmëruar mbajtjen e një proteste masive në 20 dhjetor, në orë 12.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Lapaj shkruan:“Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar”.
Prej datës 8 dhjetor Lapaj dhe aktivistë të Shqipëria Bëhet, qëndrojnë në mënyrë demonstrative përpara Kryeministrisë, ku shpesh ka pasur edhe përplasje me policinë.
Sipas Lapajt, protesta po zhvillohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe drejtësisë nga “kërcënimet” që po i bën Kryeministri Edi Rama.
