Kërkohej nga Interpoli i Gjermanisë, turku arrestohet në aeroportin e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupi ka arrestuar E.A. nga Turqia për shkak se i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli i Gjermanisë.

Ai u arrestua për larje parash, për çfarë është dënuar me 10 vjet burg.

“Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar në koordinim me Prokurorinë Publike ndërmerr masa dhe aktivitete për procedurë të mëtutjeshme”, qëndron më tej në njoftim.


Shtuar 19.02.2022 10:14