Kërkohej nga Interpol Tirana, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar pasditen e sotme në Greqi.

I arrestuari akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe ka qenë i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.

Bëhet me dije se shqiptari është arrestuar në Amaliadha.

Sakaq, mediet greke nuk kanë dhënë detaje për identitetin e tij,/albeu.com


Shtuar 23.01.2024 16:48