Në doganën e Morinës është arrestuar një 33-vjeçar nga Prizreni, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 33-vjeçari kërkohej nga Gjermania për veprat penale “Përdorues droge”, “Mashtrim komercial” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Njoftimi i policisë:
Morinë, Kukës
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, 1 person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga dhe person i shpallur në kërkim kombëtar.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar E. C., 33 vjeç, banues në Prizren.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB ëiesbaden, Gjermani, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Përdorues droge”, “Mashtrim komercial” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë./albeu.com