Kërkohej në të gjithë Europën, 34-vjeçari shqiptar pjesë e bandës “Stelvio” arrestohet në Hungari

Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare që ishte në kërkim në të gjithë Evropën prej më shumë se një viti, u arrestua me fletë-arrest evropian në Hungari teksa kalonte kufirin me Serbinë.

Kanë qenë karabinierët e Njësisë Hetimore Verbania, në maj të 2021-shit, ata që çmontuan “bandën Stelvio”, e pagëzuar e tillë sepse përdorte gjithmonë të njëjtën makinë për të kryer vjedhje.

Veprat penale që banda kishte kryer u llogaritën mbi 60, përfshirë vjedhjet dhe grabitjet në shtëpi. Banda ishte çmontuar në maj 2021, me lëshimin e urdhrave të paraburgimit në burg. Ky ishte anëtari i fundit i bandës që u arrestua.

34-vjeçari shqiptar tashmë është dërguar në burgun e Italisë, ku do të duhet të përgjigjet për akuzat e ngritura ndaj tij./albeu.com