Banorët e Visokës të Mallakastrës kanë dalë në protestë pasi një kompani private ju ka pridhur rrugën dhe ka dëmtuar varrezat e fshatit duke bërë që eshtrat të dalin në sipërfaqe.
Banorët janë shprehur se në fshat kalojnë mjete të tonazhit të rëndë të kompanisë private, të mbushura me naftë dhe dëmtojnë rrugën.
Ata kërkojnë rregullimin e rrugës dhe të ndalen shpimet për naftë. Fshati Visokë është një zonë naftëmbajtese dhe prej kohesh banoret kane shprehur shqetësim për ndotjen e mjedisit./albeu.com