Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Korreshi: S’mund të pritet GJK për ankimin e qeverisë, pezullimi është zëvendësuar me masë më të ashpër sigurie

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i përshkroi si “dramë” informacionet nga relacioni i SPAK depozituar në Kuvend për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë dhe nën hetim edhe për procedura të tjera tenderuese.

Korreshi tha se informacionet që i janë vënë në dispozicion deputetëve nga SPAK janë shumë më tepër se çfarë kanë dalë dhe nisur nga provat e reja, dhe se Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet me urgjencë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

Sipas tij, ankimimi i qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin ka rënë përsa kohë SPAK ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti Ballukut, dhe për t’i hapur rrugën arrestimit të saj.

Në bazë të asaj që ai ka parë, të cilat s’mund t’i bëjë publike për shkak të sekretit hetimor, deputeti theksoi se pozita e zëvendës kryeministrs rëndohet edhe më shumë.

“E kam quajtur gjenocid që i është bërë buxhetit të shtetit, fjalë e rëndë por ndërkohë që njerëzit mezi shtyjnë muajin. Të arrish të përvetësosh këto fonde dhe ta trajtosh buxhetin është tragjedi. Kam më shumë informacion sesa mund të them.

Jam vënë në dijeni të informacioneve të jashtëzakonshme, por për shkak të asaj që kam firmosur nuk më lejohet të bëj asgjë publike. Por është dramë. Shkon përtej emrave që janë sot. Mendoj se gjatë hetimit, prokuroria i ka ndarë në disa lote, në disa pjesë të hetimeve.

Kanë ndryshuar rrethanat. Nuk ka të bëjë fare me pritur Gjykata Kushtetuese se në gjykimin tim ka rënë padia se pezullimit është zëvendësuar me një masë sigurimi. Se ka elementë të tjera që e rëndojnë pozitën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ka pasur elementë të tjerë si frika për largimin jashtë por çka është më e rëndësishme, ka influencuar në prishjen e provave”, tha deputeti.


Shtuar 23.12.2025 15:57