Këtë të enjte, Oerd Bylykbashi, si anëtar i këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve nga opozita, ka lexuar në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Ai iu drejtua deputetëve të Kuvendit, duke kërkuar që të votojnë pro heqjes së imunitetit të deputetes Balluku dhe hapjen rrugë të arrestimit të saj.
Ndërkohë, në ambientet e jashtme të Kuvendit po mbahet protestë, e thirrur nga PD, teksa gjatë fjalës së Sali Berishës pak para se të futet në sallë, kryedemokrati u shpreh ndër të tjera se kjo është koha që qytetarët të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
