Kërëncoi me thikë dhe i vodhi telefonin grekut në mes të Athinës, arrestohet 17-vjeçari shqiptar

Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë në sheshin “Sintagma” mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet se në bashkëpunim me një 16-vjeçar nga Egjipti kanë grabitur një 18-vjeçar.

Protothema.gr shkruan se dy të miturit ndaluan 18-vjeçarin në rrugë dhe më kërcënimin e një thike i grabitën telefonin.

Pasi grabitën telefonin, dy hajdutët e vegjël u larguan, duke hedhur thikën në një vend pranë sheshit “Sintagma”.

Arratia e dy të miturve zgjati shumë pak, pasi efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje, e pas kontrolleve në zonë kanë arrestuar dy emigrantët adoleshentë./albue.com/


Shtuar 15.06.2023 09:00

Tags: ,