Të shtëna me armë zjarri raportohet pasditen e së shtunës në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Burimet mediatike bëjnë me dije se sherri brenda familjes degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit.
Sipas raportimeve paraprake, një person ka plagosur burrin e motrës. I plagosuri ka marrë plagë në këmbë ndërsa dy të përfshirët në ngjarje janë në gjendje të dehur.
Ndërkohë autori që ka bërë qitjen me armë është arrestuar nga policia.