Kërcet arma në Kamëz, plagoset 16-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur mbasditen e sotme në qytetin e Kamzës.

Pas një sherri banal mes dy adoleshentësh, 18-vjecari A.H ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 16-vjeçarit, duke e lënë të plagosur këtë të fundit, i cili tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, në Kamëz, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit A. H., 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar.

16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 


Shtuar 18.10.2023 17:24