Mesazhe shantazhuese dhe kërcënuese të mbërritura në telefonin e ish-deputetit të PS Vladimir Kosta, ka angazhuar policinë e shtetit në një operacion për kapjen e personit shantazhues.
Sipas burimeve të gazetarit Edison Vatnikaj, një natë më parë është organizuar një operacion në zonën e Saukut në Tiranë, ku besohet se kishin lënë nje pike takimi.
Në momentin kur është afruar personi në fjalë ka ndërhyrë efektivët e policisë, duke kryer arrestimin e personit shantazhues.
Çështja në fjalë i ka kaluar krimeve të rënda. Kosta tashmë është i njohur dhe si biznesmen ku në pronësi ka Skytower Tiranë.