Kërcënoi qytetarin në mes të ditës, kryebashkiaku i Pukës: E kapa për fyti që t’i tërhiqja vëmendjen

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka kërcënuar një qytetar në mes të ditës.

Në një video të siguruar nga AlbEu.com,  kryebashkiaku i drejtohet qytetarit duke i thënë: Mos të të shoh…se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore…

Pas publikimit të rastit në media, Gjonaj ka reaguar dhe është shprehur se po i tërhiqtë vëmendjen. Mësohet se personi që është kërcënuar nga Gjonaj është mësues në zonë.

Reagimi i plotë i Gjonajt:

Unë jam korrekt në gjithçka, ajo është një video e sajume, ai është njeri imi në fakt. Unë po konsultohesha me qytetarin, nuk ka pasur fare lidhje me zgjedhjet dhe me fushatën, është e turpshme që kjo po përdoret. Është trajner i ekipit të fëmijëve, personi në fjalë është njeriu im.

Nuk ka pasur asnjë shkak që unë të përfshihesh në përplasje aty, ai është personi përgjegjës për ekipet e moshave, i tërhoqa vëmendjen që të mos i krijonte asnjë problem fëmijëve. Këta i sajojnë dhe duan që t’i përdorin në fushatë.

Vetëm indiferentizmi i policit tregon se sa e eksitume ka qenë gjendja aty, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. Ska asnjë arsye për me e verifiku, se nuk bëhet fjalë as për konflikt dhe për asgjë./Albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 6.04.2023 14:25