Tim Turner, një zëdhënës i aeroportit të Atlantës, tha se pasagjeri i paidentifikuar kishte kërcënuar se do të godiste me thikë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplan.
Nuk ishte menjëherë e qartë se si burri kishte mundur të fuste një prerës kutie në aeroplan pasi prerëset e kutive ishin të ndaluara në aeroplan që nga rinovimi i madh i sigurisë së aeroportit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kur katër fluturime të brendshme u komanduan nga anëtarët e Al Kaedës që mbanin kuti prerëse.
Sakaq, pasagjeri u arrestua të premten mbrëma dhe avioni u ul i sigurt në Atlanta, ndërsa sipas linjës ajrore, nuk pati të lënduar në pasagjerë apo anëtarë të ekuipazhit.