Policia bën me dije se ndaj këtij të fundit P. T., 62 vjeç ka nisur një hetim. Ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin P. T., 62 vjeç, pasi për shkak të marrëdhënies në punë, i ka dërguar mesazhe kërcënuese shtetasit E. J., 62 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia./albeu.com