Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar gazetarin Almer Toska, administrator i një portali online.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë regjistruar procedimin për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

Ngjarja lidhet me një konflikt, ku gazetari është kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës së tij, duke ngritur shqetësime për sigurinë e përfaqësuesve të medias.

Policia njoftoi se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.


Shtuar 24.08.2025 12:52