Kërcënoi biznesmenin për t’u tërhequr nga tenderi, arrestohet me Ramazan Rrajën edhe Louis Konomi

Nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, ra në pranga në Vorë mbrëmjen e sotme

Ramazan Rraja ishte në kërkim në lidhje me atentatitn ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, teksa ndaj tij ishte lëshuar nga SPAK një urdhër për shoqërim të detyrueshëm .

Ndërkohë, bëhet me dije se bashkë me Rrajën është arrestuar edhe Louis Konomi, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit pasi kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.

Ndër të tjera mësohet se Rrajës i është gjetur edhe një armë zjarri në momentin e arrestimit.

Bashkë me Edmir Bocin, Konomi kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar. Ata ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani.

/albeu.com

 


Shtuar 19.04.2023 22:21