Pronari i MCN TV, Endri Meksi, kërcënohet me jetë. Ka qenë vetë Meksi që ka bërë denoncimin në Polici, duke deklaruar se është kërcënuar me jetë nga tre persona që ishin të maskuar, mbanin armë dhe shkopinj bejsbolli.
Në polici, ai ka thënë se tre personat e maskuar lëviznin me një automjet tip Audi të bardhë pranë ambienteve të televizionit të tij.
Ngjarja mësohet se është shënuar në orët e mbrëmjes të së dielës.
Pas kallëzimit, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe kamerat e vetë televizionit për të identifikuar autorët e ngjarjes.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është konstatuar se mjeti është larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut.
