Kërcënimi ndaj shefit të qarkullimit rrugor në Elbasan/ AMP: Gardisti kërcënoi efektivin e policisë për shkak të detyrës

AMP ka reaguar lidhur me inicidentin e ndodhur mes shoferit të SPAK dhe drejtuesit të Rrugores në Elbasan. AMP thekson se punonjësi i Gardës së Republikës, Mateo Ademi për motive të dobëta ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë Besmir Likaj.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në ngarkim të punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor Mateo Ademii dyshuar pë veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

Pas kallëzimit të Besmir Likaj i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, u kryen veprimet e para hetimore nga ku rezultoi se punonjësi i Gardës së Republikës për motive të dobëta ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.


Shtuar 18.09.2025 19:36

Tags: ,