Kërcënimi i kandidatit në Fier, Meta: Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se një kandidat në Fier është kërcënuar, pasi deklaroi se i kanë vjedhur votat në zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti Meta bën apel të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore dhe që të vijojë me transparencë të plotë procesi deri në rinumërimin e votës së fundit të sovranit.

“Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!

Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! ??”, deklaron Meta.


Shtuar 1.05.2021 12:46