Kërcënimet ruse, Ukraina: Jemi krah Moldavisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka ofruar një mesazh mbështetjeje për Moldavinë pasi Rusia ngriti kërcënime të tjera dje.

Si Ukraina ashtu edhe Moldavia janë pranuar nga BE si kandidate për anëtarësim, një veprim që ka zemëruar Rusinë.

Në përgjigje, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse tha dje se vendimi do të kishte “pasoja negative”.

Maria Zakharova akuzoi gjithashtu BE-në për “skllavërim” të vendeve si Ukraina dhe Moldavia.

Por në një postim në Tëitter, Kuleba tha se deklarata të tilla vetëm tregojnë “dobësimin” e Rusisë./albeu.com


Shtuar 25.06.2022 17:15