Keni gjysmën e qeverisë në burg! Përgjigjet Rama: Drejtësia të merr dhe të lidh nëse…

Në emisionin Opinion, gazetari Blendi Fevziu pyeti kryeministri Edi Rama se kush mban përgjegjësi për ministrat dhe deputetët e PS që ndodhen në burg.

Rama tha se përgjegjësia e vetme e tij si kryeministër është të mos ketë vetëm qeveri, por drejtësi që bën drejtësi.

Sipas Ramës, drejtësia të merr dhe të lidh nëse jeni zgjidhur nga zinxhirët e ligjit.

“E para e punës, ky është viti 10 dhe flsaim këtu për ish ministra të shumë viteve përpara. Ajo që po të them është shumë e rëndësishme. është e habitshme sesi kjo e cila është arritje e jashtëzakonshme që më në fund në 100 e kusur vite, njerëzit e lidhur me pushtetin nuk arrihen nga drejtësia, arrihn. Ti më thua mua për përgjegjësi politike.

Përgjëgjesia ime politike është kjo, që ti krijojmë mundësinë popullit që të mos ketë vetëm qeveri dhe njerëz në pushtet, por të ketë drejtësi që bën drejtësi për këdo ka pushtetet. Janë hedhur themelet e një drejtësie të pavarur nga pushteti. Të merr dhe të lidh drejtësia nëse jeni zgjidhur nga zinxhirët e ligjit. Frikë nuk duhet të ketë ai që firmos, por ai që ka dhënë pushtetin për të firmosur”, tha Rama.


Shtuar 19.10.2023 22:04