Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-14m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.