Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 24°C

në zonat e ulëta 14 deri 27 °C

në zonat bregdetare 14 deri 26°C


Shtuar 16.10.2024 16:27

Tags: ,