Keni ankth dhe mungesë motivimi për vitin e ri? Ndiqni këto këshilla

Ndodh që shëndeti ynë mendor nuk është në gjendjen më të mirë. Ndjenjat e pakëndshme, mungesa e motivimit dhe humorit, ankthi dhe stresi na pushtojnë pak ditë para përfundimit të një viti tjetër. Është e mundur, përtej gjithë këtij gëzimi dhe festë që ekziston rreth nesh, të ndihemi bosh emocionalisht, pa e ditur se çfarë do të vijë më pas.

Sipas ekspertëve, sezoni i festave mund të sjellë ndjenja ankthi dhe stresi dhe sipas tyre, kjo është një ngjarje normale dhe është një mundësi për të përfituar nga ajo dhe për të qenë një frymëzim për të marrë zgjidhjet e duhura për këtë vit. Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë stres dhe ankth pak para vitit të ri. Dhe kanë të bëjnë me detyrimet e shumta që vijnë me vitin e ri, deri në zhgënjimin që mund të ndjejmë për vitin që kaloi dhe nuk arritëm atë që donim të bënim.

“Shtojini gjithë kësaj edhe pasigurinë që sjell një vit i ri dhe nuk duhet shumë për të na bërë emocionalisht të pambrojtur. Plus që emocionet e festave kanë ardhur e kanë ikur pas festave të Krishtlindjeve dhe këtij sezoni vezullues po i vjen fundi, duke dhënë edhe një arsye tjetër për zymtësi.

Sipas Jacqueline Carson, një psikoterapiste specialiste, ka metoda dhe zgjidhje për ndjenjat e pakëndshme dhe ankthin që mund të ndjejmë pak para natës së Vitit të Ri.

Në fillim është e rëndësishme t’i lini këto ndjenja të dalin në sipërfaqe dhe të përpiqeni të kuptoni se nga vijnë saktësisht dhe çfarë i shkakton ato. Më pas, sipas Carson, do të ishte mirë që gjatë pushimeve të ruanim rutinën tonë dhe të mos dilnim jashtë programit.

“Mënyra më e mirë për të përballuar stresin dhe ankthin e festave është t’i përmbahemi orarit tonë, rutinës sonë të mëngjesit dhe të sigurohemi që të pushojmë, duke qëndruar me këmbë në tokë dhe në të tashmen.”

Gjëja më e rëndësishme është t’i besoni rrethanave dhe të ecni me rrjedhën e jetës.


Shtuar 1.01.2023 23:50