Këngë, valle dhe hare/ Tirana vishet kuqezi, tifozët ndezin atmosferën në sheshin “Italia” (Video)

Tifozët kuqezi po shijojnë atmosferën në sheshin “Italia” aty ky kanë vendosur të ndjekin ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ata kanë kërcyer dhe kënduar duke shijuar çdo moment, teksa janë bërë bashkë për të mbështetur skuadrën e zemrës.
Në grupimet e tyre ka pasur persona të veshur me kostume popullore, por ajo që vihet re është flamuri kuq e zi që gjendet në duart dhe supet e çdo tifozi.


Shtuar 11.10.2025 21:21