Këndoi para Enver Hoxhës dhe e përloti, Juli Cenko: Ishte lumturi

Juli Çenko ishte e pranishme këtë të martë në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, ku u ndalëm në momentet më emocionues të karrierës së saj si muzikante.  I tillë ishte dhe videoja ku ajo me grupin polifonik të Gjirokastrës, në moshën 10 vjeçare ku përformonte përpar ish diktatorit Enver Hoxha. Ajo tha se të këndoje përpara atij udhëheqësi ishte privilegj, duke e mbajtur atë si ngjarje të jetës së saj.

“Lë ta marrin si të duan dhe ta komentojnë si të duan. Ne do këndojmë për popullin shqiptar. Hoxha e këndonte edhe vetë,  duhet të sqarojmë aty ishte ceremoniali i lindjes së djalit në shtëpinë gjirokatstrite, prandaj themi “Ç’emër t’i vëmë djalit o, moj nëno”. Dhe meqë udhëheqësi i atëhershëm ka qenë djal gjirokastrit normale që do prekej dhe normale që do këndonte. Ishte lumturi të këndoje. ”.

Ndërsa Ermali e pyeti nëse i ka ndarë kjo performancë e këngëtares, përpara liderit të asaj kohe, Juli shpreh se:

“Unë jam vajzë nga Gjirokastra, dhe në shikohemi pak me sy tjetër. Ne dhe kur këndojmë na thonë jeni enverista, komunista, nuk është ashtu, Kënga është këngë, gjithë jetën liderave iu është kënduar në çdo shtet të botës. Gjithë populli shqiptar atëherë atij burri i këndonte, tjëtër çfarë komentohet sot, unë jam vajzë dhe ato janë këngë të tabanit polifonik gjirokastrit dhe e kam për nder që kam qenë në atë skenë 10 vjeçe”.

Ndër të tjera Juli theksoi këngën e ka të trashëguar nga familja e saj, gjyshi e babai, e ndihet kaq mirë teksa këndon këngët e vjetra tradicionale shqiptare duke u kthyer ndër këngëtaret e preferuara për gëzimet familjare.


Shtuar 29.03.2022 18:15