Këndoi në dasmën e djalit! Ç’e bashkon Valentina Leskaj me Gjon’s Tears?

E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte politikania Valentina Leksaj, në një rrëfim të detajuar mbi jetën e saj profesionale dhe personale. Teksa rrëfeu udhëtimet që ka bërë në jetë, marrëdhëniet familjare e shumë të tjera, Valentina ndau me publikun 5 këngët që i ka më përzemër dhe e kthejnë pas në kohë. Një ndër to është edhe hiti “Silhouette” nga këngëtari Gjon’s Tears që për befasi ka një lidhje familjare me Valentinën.

“Është djali i mbesës së bashkëshortit tim, për rrjedhojë edhe i imi, se njësoj i kemi. E kam dëgjuar për herë të parë kur ka kënduar në dasmën e djalit tim kur ishte 10 vjcc. Ishte vërtetë një zbulim. E kam ndjekur në vazhdimësi muzikën dhe rritjen e tij si personalitet, si artist.” – zbuloi Valentina.

Ndër të tjera Leksaj shprehu se Gjoni ka lënë gjurmën e tij në kompeticionin europian të muzikës Eurovision.

“Është vështirë të zgjedhësh mes këngëve të Gjonit. Është këngëtar shumë i mirë, përfaqësoi Zvicrën dhe fitoi vendin e dytë. Ai e do shumë Shqipërinë, vjen shumë në Shqipëri.” – tha ish deputetja.


Shtuar 23.11.2022 18:32