“Kemi qëndruar për shtatë ditë në stacionin e Parisit”, Rogerti tregon se si shkoi në Angli me familjen

Rogert Sterkaj në një bisedë me Mirin ka treguar se si familja e tij vendosi që të largohej nga Shqipëria.

Ai thotë se fillimisht kanë shkuar në Francë dhe se kanë ndenjur në stacion të Parisit për shtatë ditë.

I njëjti shton se zgjedhjen e kanë bërë prindërit e tij dhe se nuk e ka askush fajin veç tyre.

Megjithatë, banori thekson se këto kanë qenë sakrifica që kanë bërë thuajse gjithë shqiptarët që kanë lënë vendin e tyre, për një jetë më të mirë.

“Kemi shkuar në Francë na kanë lënë në stacion të Parisit. Kemi ndenjur shtatë ditë, si familje endacakësh. Kishte plot familje që dilnin atë kohë. Kur e mendoj tani them çfarë jetë jo e drejtë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Zgjedhjen e kanë bërë prindërit e mi. Nuk e ka fajin askush, përveç se vet njeriu pse zgjodha me ik kështu. Këto janë sakrifica të shqiptarëve që kanë ikur nëpër botë”.

Rogerti së bashku me familjen tani jeton në Angli, ku edhe ka ndërtuar jetën e karrierën.


Shtuar 24.03.2026 16:36