“Kemi ecur me kilometra”, aktori hollivudian tregon si është larguar në këmbë nga Ukraina

Sean Penn, aktori i famshëm hollivudian, kishte udhëtuar për në Kiev të Ukrainës para se të fillonin sulmet ruse.

Aktori si shumë ukrainas, u detyrua të largohet nga vendi.

Lidhur me largimin e tij, aktori i ka njoftuar miqtë dhe fansat përmes Twitterit.

Ai e ka publikuar edhe një fotografi, në të cilën shihet kolona e automjeteve.

“Unë dhe dy kolegë kemi ecur me kilometra deri në kufirin polak pasi e braktisëm veturën tonë në një anë të rrugës. Pothuajse të gjitha automjetet në këtë fotografi bartin vetëm gra dhe fëmijë, shumica pa asnjë shenjë bagazhi, ndërsa automjeti është e vetmja pronë e tyre me vlerë.”, ka shkruar aktori hollivudian.

Miqtë e fituesit të çmimit Oscar e kanë përgëzuar për largimin e tij, si dhe e kanë mbështetur për ditët që i ka kaluar duke xhiruar një dokumentar për sulmet ruse në Ukrainë.

“Është një gabim brutal i jetëve të marra dhe i zemrave të thyera, ndërsa nëse nuk tërhiqet, besoj se (Vladimir) Putini do të bëjë gabimin më të tmerrshëm për mbarë njerëzimin”, kishte thënë Penn më herët.


Shtuar 3.03.2022 09:08