“Kemi dhe debate të zjarrta”, Vjosa Osmani flet për raportet me Albin Kurtin: Me rëndësi është që qëllimet për Kosovën t’i kemi të përbashkëta!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me videon që qarkulloi në media, ku shihej duke debatuar me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo është shprehur se me Kurtin ka debate të zjarrta, por ajo që është shfaqur nuk është rasti, pasi aty, sipas saj, po diskutonin rreth ligjit për zgjedhje të përgjithshme.

“Sinqerisht, mua në fillim kur më thanë që kishte debate për këtë gjë, mua nuk mu kujtua se për çka kemi qenë duke fol në këtë moment. Pastaj e kujtova që ka qenë një diskutim rreth ligjit për zgjedhje të përgjithshme dhe nuk ka qenë diçka serioze, e tejkalohet pa asnjë problem për të cilën jemi duke punuar që të tejkalohet.

Nuk do të thotë që nuk kemi debate të zjarrta, kemi por kjo nuk ka qenë një prej tyre. Ka gjithmonë debate të zjarrta por në fund gjithmonë e gjejmë një rrugë përpara dhe një mirëkuptim. Është me rëndësi qëllimet ti kemi të përbashkëta, qëllime që kanë të bëjnë me një Kosovë çdo ditë e më të suksesshme, çdo ditë e më të fuqishme edhe brenda edhe jashtë sepse fuqizimi i ynë përbrenda reflekton edhe ndërkombëtarisht natyrshëm që çdo ditë marrim vendime që janë në interes të qytetarëve tanë”, tha thënë Vjosa Osmani për RTV Dukagjini.