Këlliçi: Taksë 10% dhe mbështetje për bizneset e vogla, mundësi për përmirësimin e ekonomisë familjare

Belindi Këlliçi ka shpërndarë në Facebook takimet e tij me pensionistët, qytetarët dhe bizneset e vogla në Njësinë 9, duke theksuar programin e Partisë Demokratike për ekonominë, me taksën 10% dhe përjashtimin nga tatimi për xhiron deri në 180 mijë euro, duke ofruar mundësi për përmirësimin e ekonomisë për familjet e vetëpunësuara dhe sipërmarrësit e vegjël.

“Takime me pensionistë, qytetarë e biznese të vogla në Njësinë 9.

Programi i Partisë Demokratike për ekonominë, me taksën 10% dhe rritjen e nivelit të xhiros deri në 180 mijë euro PA TATIM FITIMi ndihmon të gjitha familjet e vetëpunësuara që të përmirësojnë ekonominë e tyre.

Me Partinë Demokratike, sipërmarrësit e vegjël dhe punëtorët kanë një shans për një mirëqënie të vërtetë”, ka shkruar Këlliçi.


Shtuar 19.04.2025 16:54