Deputeti Belind Këlliçi, në seancën e sotme në Kuvend ka komentuar fjalorin e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, i cili ka sulmuar opozitën me fjalor jo të përshtatshëm, duke i cilësuar ata nga gjela deti te miza kali.
Këlliçi u shpreh se Rama është kampion i banalitetit.
https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/528637358746880
“Kam bindjen se jeni siguruar që dje dhe sot të ketë energji elektrike në çdo cep të vendit, të shohin kryeministrin si shan opozitën. Miku u Vucicit akuzon opozitën për rubla ruse. Ju partia se e sollët Stalinin në sheshin Skënderbej, keni marrë flamurin e SHBA dhe e tundi në parlament. Rama është kampion banaliteti”, tha Këlliçi.
Kandidati i PD në Primaret e Tiranës, foli dhe për buxhetin kishte një kërkesë për SPAK-un.
Ai i kërkoi prokurorisë që të marrë në pyetje kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për inceneratorët.
“11 mln euro nga ky buxhet janë përcaktuar për pronarët e inceneratorëve. Inceneratori i Tiranës i ka pronarët në arrati, për të cilin SPAK ende vijon të mos thërrasë kryetarin e bashkisë Tiranë që i hapi rrugën kësaj afere korruptive” tha ai./albeu.com