Deputeti demokrat Belind Këlliçi do të dorëzojë në mesditën e të enjtes formularin për të garuar në procesin e primareve të PD.
Këlliçi në një prononcim të shkurtër për ABC, tha se është gati të lërë mandatin e deputetit dhe të garojë përballë Erion Veliajt.
Kandidimi i Këlliçit në primare vjen 24 orë pasi PD hapi zyrtarisht garën në procesin e primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin./albeu.com