Gjatë fjalës së tij në çeljen e fushatës elektorale të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kandidati për Tiranën Belind Kësllici u shpreh se do të përmbushë premtimin për transport publik falas.
Githashtu tha se do të ndërpresë pagesat për inceneratorin e Tiranës që shkojnë për bosët në kërkim
“200 mijë qytetarët që udhëtojnë me urban edhe për një muaj nuk do të paguajnë më. Taksat tona nuk do i marrin më bosët e inceneratorëve në kërkim. E pafalshme të harxhosh 61 përqind të buxhetit për mobilie e lukse për njerëz që nuk shkojnë në punë, e të lësh qytetarët me bidona në duar dhe pa parqe rinore. Uji është problemi më i madh qenkemi në shtëpitë tona. Çmimi është rritur dhe uji nuk plotëson kushtet për konsum. Kam edhe një pyetje për biznesit të vogël e të mesëm, pse mendoni që politikat e bashkisë janë armiqësorë ndaj jush? Sepse jeni shtresa e mesme e qytetit dhe më të pakontrollueshëm. Dua të bëj një pakt me ju. Pas 14 majit do përballeni me një klimë miqësore që do t’ju ndihmojë të ngriheni.”, tha Këlliçi.